Haradinaj

Ramush Haradinaj: Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari se pse një kërkesë e tillë për blerjen e raketave Javelin është vonuar deri tani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të krenohet për kërkesën drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Forca e Sigurisë së Kosovës  të furnizohet me sistemin anti-tank, Xhavelin. Ai ka thënë se që nga viti 2018 në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm ato. Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari se pse një kërkesë e tillë është vonuar. Për informimin e opinionit publik, njoftoj se qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm ato.  Qeveria Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në, ka nënvizuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Gjykata e Shkallës së Dytë rrëzon vendimin për tokën publike në Prishtinë – fitore për interesin qytetar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se Gjykata e Shkallës së Dytë …