Petar Petkoviq, akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shkelje të marrëveshjeve të Brukselit, veçmas atë për Asociacionin

Drejtori i  Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shkelje të marrëveshjeve në Bruksel, veçmas atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Përmes një njoftimi për media, Petkoviq tha se Kurti nisi vitin 2024 duke mohuar zotimet që Kosova ka marrë në Bruksel sa i përket Asociacionit. Më herët gjatë 11 janarit, Kurti deklaroi se Asociacioni nuk është prioriteti kryesor për normalizimin e raporteve me Serbinë, por Marrëveshja Bazë që palët arritën në shkurtin e vitit të kaluar, së bashku me Aneksin për zbatimin e saj një muaj më pas. Kurti nuk mund të rishkruajë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel 11 vjet më parë, zbatimi i së cilës garantohet nga Bashkimi Evropian, tha Petkoviq. Vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve për dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët ta zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …