Vjosa Osmani: Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit

Vjosa Osmani: Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit

Në fjalën e saj për Masakrën e Reçakut, zonja kryetare, Vjosa Osmani, ka thënë se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Jemi këtu, jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit”, tha Osmani.

Zonja Vjosa as kësaj radhe nuk përmend dëshmorët, sepse nuk ia duron dot, “namuzi  i saj politik” të përmend dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë në përpjekje për të ndaluar forcat serbe të depërtojnë te popullata civile në Reçak. Për “moralin” e saj  kombëtar  nuk ka ekzistuar as komandanti i Brigadës 161, Ahmet Kaçiku, i cili ka rënë në mbrojtje të kufomave.

Fshihja apo mos deklarimi i faktit se më 15 janar të vitit 1999, fillimisht kanë rënë nëntë dëshmorë, pastaj  forcat serbe kanë hyrë dhe kanë masakruar popullatën civile, është përpjekje për mohimin e së vërtetës  dhe deformimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu kërkon ekspertizë forenzike për votat me postë dhe hetim gjithëpërfshirës

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që votat me postë t’i nënshtrohen …