leoni

Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, zhvilloi takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Zëvendësi i Albin Kurtit, Besnik Bislimi, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Zëvendësi i Albin Kurtit, Besnik Bislimi, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai përmes një postimi ka thënë se me z. Bislimi është takuar përpara nisjes së Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, e ku ka folur për procesin e dialogut me Serbinë. Emisari evropian ka shtuar se ka rënë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent. Ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent  ka saktësuar, Lajçak. Gjatë Forumit Ekonomike Në Davos,  do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …