leoni

Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Nevenka Tromp, tha se Gjykata Speciale ka narrativë politike, dhe funksionon me pazarllëqe

Nevenka Tromp: Kosova nuk duhet ta marrë si të mirëqenë çështjen e sigurisë, ajo duhet t’i rrisë kapacitetet e saj për t’u mbrojtur

Ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, thotë  Kosova nuk duhet ta marrë si të mirëqenë çështjen e sigurisë, duhet që ajo t’i rrisë kapacitetet e saj për t’u mbrojtur. Nuk mjafton të thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë premtuar neve siguri, por duhet ndërmarrë veprime konkrete. Është e domosdoshme që në këto rrethana gjeopolitike, Kosova të bëhet anëtare e plotë e NATO-s. Anëtarësimi i Kosovës në strukturat e NATO-s do të ishte një lëvizje shume e rëndësishme, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i ndihmojnë Kosovës në këtë drejtim. E di që janë 5-shtete brenda NATO-s që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por kjo duhet të ndryshoje sepse po jetojmë periudha sfiduese. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet urgjentisht ta trajtojnë këtë çështje dhe ta shtyjnë Kosovë drejt anëtarësimit në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë”, thotë Nevenka  Tromp.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …