Lidhja e Bizneseve e Kosovës ka bërë thirrje për përmirësimin e politikave investuese

Lidhja e Bizneseve e Kosovës ka bërë thirrje për përmirësimin e politikave investuese në vendin tonë si dhe për plotësim ndryshimet e Ligjit për investime strategjike në Kosovë. Kjo organizatë ka theksuar se rënia e investimeve të huaja duhet t’i alarmoj politikëbërësit. “Politika investuese duhet të përmirësohet për të krijuar një infrastrukturë ligjore të favorshme për bizneset vendore dhe të huaja në vend. Është shumë e rëndësishme që Qeveria të amandamentojë ligjin dhe ta procedojë me shpejtësi për aprovim në Kuvend, duke marrë parasysh sugjerimet dhe vërejtjet e komunitetit të biznesit në Kosovë. Ligji aktual nuk ofron kushte konkurruese me shtetet e tjera të rajonit, kështu që ndryshimet duhen bërë sa më shpejt për të siguruar kushte më të favorshme për investimet në Kosovë” thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lidhja e Bizneseve e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …