Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi priti në takim Kushtrim Kadriun nga shoqata “Vatra”

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi priti në takim Kushtrim Kadriun nga shoqata “Vatra”  e Bujanocit që vepron në Gjilan dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë me bashkëpunëtorë me të cilët bisedoi për pranimin e studentëve të rinjë në Universitetit “Kadri Zeka”. Me këtë rast, ai theksoi se në Universitetin “Kadri Zeka” kandidatët nga Kosova Lindore do të garojnë për vendet e studimit të ndara me kuota të rezervuara për ta dhe se ata do të garojnë ndërmjet vete për kuotat e tyre dhe assesi në një garë të përbashkët me kandidatët nga Kosova. Nga ana tjetër, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë e kanë vlerësuar mjaft të nevojshëm takimin me Rektorin Bajram Kosumi dhe theksuan se propozimet për pranimin e kandidatëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja për të studiuar në universitetin “Kadri Zeka”, janë të pranueshme, dhe se ato janë bërë në përputhshmëri  edhe me kushtet që disponon Universiteti.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …