leoni

Besnik Bislimi

Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me deklaratat e Bashkimit Evropian dhe të Amerikës për largimin e dinarit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me deklaratat e Bashkimit Evropian  dhe të Amerikës për largimin e dinarit. Ai ka thënë se sipas Kushtetutës, është vetëm një monedhë në qarkullim. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë konferencës të përbashkët për medie me ministrin e Çekisë për Çështje Evropiane. Kur është fjala te neni 11 i Kushtetutës, që thotë ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë, të njëjtit miq na thonë ‘po këtë mos e zbatoni’. Kushtetuta, ose është e shenjtë dhe duhet të zbatohet ose pastaj bëjmë përzgjedhjen më të favorshme, po e bëjmë ne. Nëse duhet të zbatohet, atëherë insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet, ka thënë ai. Bislimi nuk ka folur se sa  herë e ka shkelë dhe po me shkelë Kushtetutën, pikërisht Qeveria që edhe ai e përfaqëson.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …