Gjykata

Bala: Kanali i veprimit ngec në nivelin e gjykatës në rastet e dhunës në familje

 Sipas analizës së realizuar nga Qendra për Mirëqenien e Gruas në Pejë dhe Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës, gjetjet e së cilës janë publikuar të enjten në Prishtinë, gjykatat janë të ngadalshme në trajtimin e rasteve dhe kanë tendencë të shqiptojnë dënime të lehta. “Kanali i veprimit ngec në nivelin e gjykatës. Shumica e institucioneve të përfshira deklaruan se gjykatat janë të ngadalshme në trajtimin e rasteve dhe kanë tendencë të shqiptojnë dënime të lehta”, ka thënë kryesuesja e Koalicionit të Strehimoreve të Kosovës, Ardita Ramizi – Bala, në konferencën ku janë prezantuar gjetjet e analizës që është përkrahur nga Bashkimi Evropian. Kanali i implementimit të kornizës ligjore për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore ngec në gjykata. Ajo ka deklaruar se nuk kanë një numër të saktë të rasteve të tilla që aktualisht janë duke u trajtuar nëpër Gjykata. Një çështje tjetër e ngritur gjatë realizimit të hulumtimit ka qenë shkelja e konfidencialitetit nga ana e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …