Për shkak të mungesës së kuorumit, kryeparlamentari Talat Xhaferi dje ka ndërprerë seancën e 79-të të Kuvendit.

Talat Xhaferi ka pranuar mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi ka njoftuar se ka pranuar mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë se nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi. Me krenari dhe nder të veçantë e pranova mandatin për formimin e qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Xhaferi pas pranimit të mandatit nga presidenti Stevo Pendarovski. Qeveria Xhaferi pritet të votohet të dielën.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …