Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike. Për zgjedhjen e tij në krye të pushtetit ekzekutiv, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër, asnjë abstenim. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kryeministri, Talat Xhaferi theksoi se prioritet i parë i tij do të jetë angazhimi për mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë demokratike. “Prioritet i parë do të jetë organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në mënyrë të rregullt dhe demokratike. Për mua si mandatar, pa marrë parasysh nëse do ta drejtoj këtë Qeveri një ditë apo 100 ditë, unë këtë detyrë, këtë përgjegjësi dhe besimin e dhënë do ta kryej me përgjegjësi, ashtu siç kam vepruar edhe me sfidat tjera që ishin para meje. Për asnjë moment nuk do të lëshoj pe nga ajo që nënkupton Qeveri efikase, funksionale dhe përgjegjëse. Unë dhe Qeveria do të vazhdojmë të punojmë për realizimin me sukses dhe efikasitet të plotë të politikave të qeverisë” theksoi mes tjerash, kryeministri i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …