Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Te varret e Jasharajve!

 

Më në fund, pas një çerek shekulli, u gjend dikush nga populli Serb, që të përkulet te varret e Jasharajve në shenjë pendimi e kërkim faljeje!
Këta njerëz të guximshëm, human e liridashës, këta njerëz të paqes dhe intelektual Serbë, që publikisht e me dinjitet u përkulen para varreve të Jasharajve, në shenjë respekti, duke kërkuar falje për krimet që kishte bërë Serbia në kohën e Sllobodan Millosheviqit, meritojnë respekt!

Këta morën këtë hap të pa tundur, me guxim qytetarë dhe me vetëdije, të pa zmbrapsur para pasojave që do të bartnin mbi kurrizin e tyre nga diktatori Vuçiq dhe aparati gjakatar serb, duke i maltretuar, ndaluar, shantazhuar e përçmuar këta humanist, madje deri edhe me kërcënim jete dhe akte tjera të ulëta e çnjerëzore që di t’i ushtroj vetëm pushteti serb, në këtë rast edhe kundër pjesëtarëve të popullit të vet!

Fillimisht aty u përkul Nikolla Sandulloviq, Kryetar i Partisë Republikane Serbe dhe nënkryetari i saj, Mihajlo Todiq! Në shenjë revolte edhe për dhunën brutale të ushtruar ndaj Sandulloviqit, të njëjtën gjë e bëri edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq i cili la një mesazh shumë domethënës dhe kuptim plotë mbi varrin e Blerina Jasharit:

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”- shkruhej më tej në këtë letër.

Këtë gjest human e njerëzor e bëri më pas edhe vajza e Nikolla Sandulloviqit, Kiara e cila popullit serbi i dha një mesazh të çartë: respektoni lirinë e popujve, dhe kërkoni falje për krimeve çnjerëzore që keni bërë, vetëm kështu mund të ecet përpara!

Po për habinë tonë, këta akt përkulje dhe respekti, në të kaluarën nuk e kanë bërë disa nga prijësit e Institucioneve tona! Të jemi të vetëdijshëm për këtë; secili politikan, pavarësisht pozitës që mbanë në Institucionet tona, duhet të dijë që në saje të gjakut dhe flijimit të bijve tanë për liri- janë atje!, prandaj në shenjë respekti dhe nderimi para heronjve tanë; si në Prekaz, Reçak, Logjë. Studime, Qirez, Gjogjan, Meje, Krushë, Poklek, e gjithandej varrezave të Dëshmorëve të kombit, duheni të përkuleni me përkushtim, kjo na nderon dhe përkujton ne, në çdo kohë: Ata janë emblema jonë e përjetësisë!

CH-30-01-2024
Mehmet Bislimi 

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …