Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kërkoi të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kërkoi të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.  Ai  tha se shembull konkret është ai i vendeve të Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre. Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ali Ahmeti. Kërkesa e tij u  shpreh në çastin më të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni, pasi vendi do të udhëhiqet përkohësisht nga Talat Xhaferi, ish kryetar i Parlamentit të Maqedonisë,  në vitin 2000 luftëtar dhe epror i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Shatri: Qeveria Kurti në detyrë po përdor projektbuxhetin për mashtrim elektoral

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë në detyrë për miratimin …