Në Manastir nuk ka paralele shqipe në shkollat e mesme

Në Manastir nuk ka paralele shqipe në shkollat e mesme

Shqiptarët e Manastirit, komunë kjo në jug të Maqedonisë, kanë shprehur shqetësimin për mos-hapjen e paraleleve shqipe për shkollimin e  mesëm. Ata kanë përkujtuar se kur edhe në Zarë të Kroacisë lejohet mësimi shqip, në Manastir edhe pas shumë vitesh përpjekje nuk është dhënë drita e gjelbër për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe. Për të qenë absurdi edhe më i madh, kjo gjë nuk është arritur as pas shumë vitesh prej kur ministrat e BDI-së udhëheqin Ministrinë e Arsimit të Republikës së Maqedonisë. Kjo ka bërë që të rritet numri i nxënësve shqiptarë të cilët regjistrohen në paralelet ku mësimi zhvillohet në gjuhën sllavo-maqedone.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …