Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Amerikë ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore, Jeremy Long

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Amerikë, bëri të ditur se ka takuar edhe drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Xheremi  Long. Haradinaj me këtë rast ka vlerësuar lart rolin e Këshillit dhe të Shtëpisë së Bardhë për zhvillimin dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit dhe të Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO”. Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces, ka shkruar  ndër të tjera,  Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …