Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg ka folur në Fondacionin, Heritage, lidhur me shpenzimet e shtuara të mbrojtjes për të gjitha vendet e Aleancës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg, gjatë takimit në Fondacionin  Heritazh,  ka theksuar nevojat për shpenzime të shtuara dhe të qëndrueshme të mbrojtjes në të gjithë aleancën e NATO-s, ndarje më të ekuilibruar të barrës dhe rritje të prodhimit të mbrojtjes për t’u përballur me sfidat e këtij momenti kyç. Ai ka thënë se me një luftë të plotë që po zhvillohet në Evropë, me Kinën duke u bërë gjithnjë e më e fortë, gjithnjë e më shumë aleatë e kuptojnë vlerën e qëndrimit së bashku. Për 40 vjet ne e frenuam Bashkimin Sovjetik, pastaj befas Bashkimi Sovjetik nuk ishte më, dhe njerëzit thanë se NATO duhet të dalë jashtë zonës, dhe ne dolëm jashtë zonës dhe ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale etnike në Ballkan: në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe në Serbi apo Kosovë. Ai theksoi se, pas vitit 2014, NATO është përshtatur sërish, me më shumë fokus në mbrojtjen kolektive në Evropë dhe kjo është arsyeja pse Aleanca Veti-Atlantike është një sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …