Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri Albin Kurti, duke folur për ndalimin e dinarit, tha se politika nuk mund të vendos mbi institucionet e pavarura

Kryeministri, Albin Kurti, duke folur  lidhur me vendimin e BQK-së për rregulloren e re, e cila ndalon përdorimin e dinarit, tha se politika nuk mund të vendos mbi institucionet e pavarura. Pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së kanë alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata më pastaj u përpoqën që të përhapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por, nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë, ka deklaruar Kurti. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Euroactiv: As Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të negociuar nga BE-ja

Rrjeti i pavarur mediatik pan-europian “Euractiv” shkruan se as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë …