Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i konsideron shqetësuese reagimet e ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimet në vendin tonë

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i konsideron shqetësuese reagimet e ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimet në vend. Ai thotë se i druhet shtimit të masave nga Bashkimi Evropian. Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb, mbyllja e zyrave në Pejë e Dragash, janë disa nga vendimet që sipas ndërkombëtarëve janë marrë nga institucionet kosovare pa koordinim. Është fakt që gjatë këtyre ditëve, e sidomos gjatë vikendit se ka pasur reagime të shumta nga partnerët ndërkombëtar e evropian, mirëpo edhe nga ambasadori amerikan të cilët kanë qenë të shqetësuar me veprimet e qeverisë së Kosovës, sidomos me çështjet konkrete, si mbyllja e zyrës në Pejë e Dragash, çështjen e  dinarit si dhe çështjen e qendrës afër stacionit policor. Deputeti Qalaj deklaroi se gjatë këtyre reagimeve është përdorur një gjuhë e ashpër që mund të ndikojë në marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Unë mund të them se Kosova është dëmtuar mjaftë shumë deri më tani, dihet se 300 milionë euro janë vlera monetare në Kosovë dhe çdo masë tjetër do e dëmtoj edhe më shumë, aleatët janë të zhgënjyer nga politika e udhëhequr nga zotëri Kurti”, tha Rashit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …