Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës

Hovenier: Presim që Qeveria e Kosovës të punojë me ne, me qëllim për ta përmirësuar dhe për ta forcuar partneritetin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier,  nuk iu ka përgjigjur drejtpërdrejt  pyetjes nëse do të ketë ndikim në procesin e blerjes së sistemeve raketore amerikane, Javelin,  mosdëgjueshnëria e Kosovës lidhur me çështjen e zbatimit të rregullores së BQK-së me anë të së cilës synohet edhe largimi i përdorimit të dinarit serb në vend. Hovenier tha se Amerika  do të vazhdojë ta mbështesë tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por përsëriti se  përgjigjja e Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesës për shtyrjen e zbatimit të rregullores së re të BQK-së do të tregojë se sa i fuqishëm është partneriteti dypalësh, nga e cila tha se preken “ato çështje”. Unë dua të përcaktoj se cili është pozicioni ynë politik. por ne kemi dashur ta mbështesim popullin e Kosovës ndërsa gjithnjë e më shumë të lëviz drejt strukturave evropiane dhe euroatlantike,  ne e kemi mbështetur tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me një qëllim final sipas një plani dhjetëvjeçar për të pasur një forcë multietnike të NATO-s, për  mbrojtje territoriale. Ne mendojmë për bashkëpunimin tonë të mbrojtjes, prandaj ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë përpjekje në lidhje me FSK-në, por mund të them sërish, ato çështje preken nga fakti dhe realiteti se sa i fuqishëm është partneriteti ynë.  Pres nga Qeveria e Kosovës që të punojë me ne për të përmirësuar dhe forcuar partneritetin tonë”, ka saktësuar ambasadori amerikan, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …