Idajet Beqiri

Avokati, Idajet Beqiri, ka deklaruar se ish kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, është përfshirë në 3 vrasje për të fshehur gjurmët e krimeve

Avokati, Idajet Beqiri,  shprehet i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit e tij besnikë janë një bandë që të vrasin kundërshtarë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, të mbushur me detaje të reja dhe që mbart një interes të madh për zhvillimet që pritet të ndodhin në ditët në vijim, duke qenë se Sali Berisha ka llogari të hapura me drejtësinë, avokat Beqiri ka deklaruar se njerëz pranë ish-kryeministrit dhe djalit të tij, Shkëlzenit, e kanë kërcënuar me jetë. Por pavarësisht këtyre presioneve dhe shantazheve të skajshme, ai premton se do t’i shkojë deri në fund betejës, në mënyrë që pas 30 e kusur vitesh demokraci, drejtësia, qytetarët dhe kushdo ta marrin vesh se kush është në të vërtet Sali Berisha. Po ashtu, Beqiri hodhi akuza të forta edhe në adresë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit sipas tij, është përfshirë në 3 vrasje për të fshehur gjurmët e krimit, ndërsa paralajmëroi se është gati të “shpërthejë” dosja që do ta çojë pas hekurave ish-kryetarin Ilir Meta. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Ligji për Specialen do të rishqyrtohet brenda katër javësh, zotimin do ta çojmë deri në fund

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka këmbëngulur …