Nenad Rashiq, është politikani i parë dhe i vetëm serb që ka kandiduar për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 Tetorit

Ministri, Nenad Rashiq, ka folur për takimin që ka mbajtur me guvernatorin e BQK-së, Ahmet Isamili, lidhur me rregulloren e Bankës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka folur për takimi që ka mbajtur me guvernatorin e BQK-së, Ahmet Isamili lidhur me rregulloren e Bankës dhe çështjen e dinarit serb. Ai ka thënë se guvernatori ishte i qartë në shpjegimin e tij sa i përket anës teknike të implementimit të kësaj rregullore. Kjo ka të bëjë  me marrëveshjen që  Banka Qendrore e Serbisë dhe ajo e Kosovës të zhvillojnë mes veti transaksione. Unë kam marr konfirmim nga z.Ismaili që ata të kontaktojnë me Bankën Qendrore në Serbi, dhe që konvertimi i dinarit në euro do të jetë shumë i lehtë dhe shumë i zbatueshëm për ata që pranojnë pagesa në dinarë. E dyta, është mënyra tjetër që bankat që kanë përfaqësi këtu dhe në Serbi ta bëjnë kthimin e dinarit në euro direkt, dhe përdorimi të bëhet këtu. Rashiq bëri të ditur se ka mbajtur  një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e falënderon  për mirëkuptimin dhe gjetjen e mënyrës për implementimin dhe gjetjen e zgjidhjes sa i përket përdorimit të dinarit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …