Fillon fushata e korrje-shirjeve

Fillon fushata e korrje-shirjeve

Komisioni për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, me ç‘rast ka shqyrtuar përgatitjet që po bëjnë komunat dhe fermerët kultivues të drithërave për nisjen e korrje-shirjeve. Në takim u tha se fushata tashmë ka nisur me një intensitet të lehtë në Therandë dhe Prizren dhe në ditët në vazhdim pritet të fillojë edhe në komunat e tjera. Sipas ekspertëve, pritjet janë që sivjet rendimentet e grurit të jenë më të larta sesa vitin e kaluar. Komisioni u ka bërë thirrje komunave që ende nuk kanë nisur fushatën e korrje-shirjeve, këtë ta bëjnë me kujdes, pasi të kenë parë se gruri ka arritur pjekjen e mjaftueshme. Në rekomandimet e veta, Komisioni poashtu ka kërkuar nga komunat që të apelojnë tek fermerët që pas korrjes të mos digjen hamulloret, pasi kjo mund të dëmtojë tokën, por edhe rrezikon kultura të tjera bujqësore apo në raste të caktuara edhe pyjet.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …