Albin Kurti në KS të OKB-së: Unë do të flasë serbisht me ta në mënyrë që ta kuptojnë situatën, nuk kam asgjë kundër serbëve, i kam miq

Duke folur lidhur me ndalimin e dinarit, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka deklaruar se dinari nuk është ndaluar në Kosovë por që euro mbetet valuta zyrtare e vendit. Vetëm Euroja është mjet pagese në Kosovë. Ne japim shpërblime  për serbët dhe më besoni të gjithë i pranojnë eurot. Edhe në Mal të Zi jetojnë serbët dhe as ata nuk e urrejnë euron. Unë do të flasë serbisht me ta në mënyrë që të kuptojnë situatën. Nuk kam asgjë kundër serbëve. Unë kam miq serb, kam ministra serb, zëvendës avokati i Popullit është po ashtu serb”. Kurti ka përmendur edhe disa institucione tjera të larta në Kosovë që drejtues janë serbët. “Kriminelët janë individë, nuk ka komunitet kriminel”.  Ai ka përmendur edhe konvertimin e targave si një argument se serbët mund të integrohen në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …