Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, përsëriti kërkesën që Kosova ta pezullojë zbatimin e vendimit të BQK-së

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Grinfield, gjatë fjalimit të mbrëmshëm përsëriti kërkesën që Kosova të pezullojë zbatimin e vendimit të BQK-së. Vendimi është marrë pa përgatitjen e duhur apo konsultime me popullatën lokale. Ne, edhe një herë kërkojmë që zbatimi i rregullores të pezullohet derisa të ndërmerren të gjitha procedurat në linjë me standardet evropiane dhe praktikat e qeverisjes së mirë, dhe që popullata e prekur të informohet mirë për procesin, tha ambasadorja Grinfield. Edhe zyrtarë të tjerë amerikanë më herët kanë shprehur shqetësime për rregulloren e BQK-së, me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, që ka paralajmëruar se nëse Prishtina nuk dëgjon kërkesën e Uashingtonit, kjo mund të ketë ndikim në cilësinë e partneritetit mes dy shteteve. Ambasadorja u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese dhe t’i kthehen dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …