Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryeministri Mustafa e konsideron të drejtë vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi

Kryeministri, Mustafa e konsideron të drejtë vijën kufitare të Kosovës me  Malin e Zi. Ai ka shkruar se problemi i kufijve të tokave është i njohur jo vetëm për shqiptarët por për ballkanasit në përgjithësi. Është një çështje e ndjeshme, e cila në rastin e shënimit të kufirit me Malin e Zi u shfrytëzua nga një subjekt i opozitës duke e shndërruar në kauzë politike. Mjaft është të thuash se iu falën Malit të Zi 12,000 ose 8,000 hektarë. Të mbetet pastaj vetëm të mbledhësh puplat, sepse ai që thotë se janë falur këta hektarë, nuk tregon se kush ishte pronari i këtyre hektarëve brenda kufirit që kishte Kosova si Krahinë deri më 31 dhjetor të vitit 1988 (ashtu siç është përcaktuar me dokument mbi të cilin është shpallur pavarësia. Të mbetet pastaj të dëgjosh ligjërata për hartat topografike apo ushtarake, a janë ato që i ka prodhuar Kosova, a janë të Jugosllavisë, të ushtrisë jugosllave, të çfarë proporcioneve janë, ka shkruar Mustafa duke arsyetuar në tërësi vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …