Brickos

Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kundër protestës që pritet të mbahet nesër te Ura e Ibrit

Nesër, më 3 korrik, pranë Urës së Ibrit, në Mitrovicë, do të mbahet protestë gjithëpopullore kundër bustit të Knajz Llazarit dhe lagjes “Lugina e Diellit”. Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe të Kosovës në protestën paqësore për ta kundërshtuar fuqishëm ngritjen e shtatores së ‘Car Llazarit’ në tokat tona, po ashtu ndërtimin e një lagje serbe të quajtur ‘Lugina e Diellit’ e financuar nga Beogradi. Protesta do të mbahet më 3 korrik 2016, ditën e  diel, pranë urës së Ibrit në Mitrovicë dhe fillon në orën 16:00”, është thënë në njoftimin e organizatorëve të protestës. Ndërkaq kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar te qytetarët e Mitrovicës që të mos marrin pjesë në një protestë të paralajmëruar për të dielën përmes rrjeteve sociale. “Kam kontaktuar me shefat e grupeve parlamentare të partive politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, kur të gjithë më janë bashkuar në thirrjen time për të mos marrë pjesë në këtë protestë, e cila mund ta destabilizoj qytetin. Kësaj thirrje nuk i është përgjigjur shefi i grupit parlamentar i PDK-së, i cili nuk e ka hapur telefonin”, ka thënë Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …