Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi: Çështja e demarkacionit nuk mund të shqyrtohet në Kuvend pa kaluar në komisionet parlamentare

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se çështja e demarkacionit nuk mund të vihet për shqyrtim drejtpërsëdrejti, në Kuvend, pa kaluar paraprakisht në komisionet parlamentare. Ai ka thënë se tek pastaj mund të futet si pikë e rendit të ditës në Kuvend. Ka dilema shume të mëdha te një numër i madh i deputetëve tek opozita edhe brenda pozitës, por edhe te LDK-ja edhe PDK-ja. Ne jemi të pakënaqur me punën e komisionit për demarkacion për shkak qe nuk ka marrë parasysh krejt faktet që tregojnë për vijën kufitare me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës ka pasur kohë të mjaftueshme që të merret dhe ta qartësojë këtë problematikë. Pse nuk e ka bërë një gjë të tillë unë nuk e di dhe nuk jam kompetent, por e di se Kosova tashme për liberalizim ka dy kushte: luftimin e korrupsionit dhe demarkacionin. “Çka është e çuditshme është që askush nuk flet për luftimin e korrupsionit, mirëpo e gjithë vëmendja është drejtuar tek demarkacioni”, ka saktësuar  Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …