Joe Biden: Kongresi do të fajësohet për neglizhencë kriminale ndaj Ukrainës, nëse nuk miraton një projekt-ligj financimi

Kryetari amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se Kongresi do të fajësohet për “neglizhencën pothuajse kriminale” ndaj  Ukrainës nëse nuk miraton një projekt-ligj financimi. Ai me këtë rast falënderoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz për sigurimin e ndihmës ushtarake bë drejtim të Ukrainës.  Olaf Scholz, i cili bëri një vizitë të shkurtër në Uashington për të mbështetur përpjekjet e Bidenit për të siguruar fonde për Ukrainën, u takua me presidentin në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar rreth agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe krizën në Lindjen e Mesme. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar për muaj të tërë se një dështim nga ligjvënësit për të ndihmuar Ukrainën  do të dëmtonte aftësinë e tij për të luftuar Rusinë dy vjet pasi Moska pushtoi Ukrainën. Amerika dhe Gjermania janë ndër vendet që më së shumti e kanë ndihmuar Ukrainën  në luftën e saj kundër Rusisë,  e cila e filloi pushtimin më 24 shkurt të vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …