MPB e Maqedonisë së Veriut ka demantuar lajmet e RTK-se se ka pasur përpjekje për atentat kundër Albin Kurtit

Ministria e Puneve të Brendshme e  Maqedonisë së Veriut  ka demantuar lajmet e RTK-se e disa medieve  se ka pasur përpjekje për atentat kundër Albin Kurtit, gjatë qëndrimit të tij në Shkup. Në një prononcim për mediet bë Maqedoni, zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, tha se nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit. Ai tha se siguria për Kurtin është përcaktuar sipas rregullave dhe protokolleve. Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, ka nenvizuar , Toni Angellovski.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …