Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se NATO-ja nuk mund të jetë një aleancë, sipas dëshirës, duke iu përgjigjur Donald Trumpit, i cili minimizoi përkushtimin e sigurisë së NATO-s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president. Deklaratat e tij nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara. Trump tha se ai do ta lejojë Rusinë që të sulmojë çdo shtet të NATO-s që nuk përmbush obligimet e tij financiare ndaj aleancës. Borell ka saktësuar me këtë rast se Aleamca Veriatlantike nuk mund të jetë një aleancë ushtarake vetëm në letër, nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që punon sipas tekave të përditshme të ish- presidentit amerikan”, tha Borrell, i cili saktësoi se nuk do të komentojë më asnjë marrëzi që do të dalë nga fushata zgjedhore presidenciale amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
