Mbështetësit e Gazment Bardhit e përkrahësit e Sali Berisha u bashkuan për herë të parë në një mbledhje të grupit brenda selisë së PD-së

Mbështetësit e Gazment Bardhit e përkrahësit e Sali Berisha u bashkuan për herë të parë në një mbledhje të grupit brenda selisë së PD-së

Mbështetësit e Gazment Bardhit dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë bashkuar për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike. Pas gati dy vjetësh qëkur selia u rimor nga Berisha dhe ku mbështetësit e Bardhit mblidheshin në kryesinë e Kuvendit, sot është zyrtarizuar bashkimi mes tyre, duke bërë bashkë 43 deputetë. Gazmend Bardhi e njoftoi bashkimin përmes një deklarate për shtyp ditën e sotme. Bardhi vuri theksin tek procesi i bashkimit, si rruga e vetme për një mendje racionale, duke lënë pas të shkuarën e hidhur të PD-së. Ai tha se sot demokratët bëhen bashkë për të dalë në terren, për tu kthyer nesër në forcë udhëheqëse në qeveri. Bardhi theksoi disa linja ku duhet të ecë PD, duke nënvizuar orientimin pro-amerikan dhe pro europian dhe rrugëtimin që duhet të bëjnë bashkë demokratët.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …