leoni

Serbia - Rusia

Jakub Bjelamoviq: Albin Kurti ka shpjeguar, pse infiltrimi i Kremlinit në Serbi është kërcënim hibrid për Ballkanin Perëndimor

Analisti i Evropës Juglindore dhe i Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, Jakub Bjelamoviq  ka shpërndarë një video të kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në insititutin ChathamHouse në Britaninë  Madhe, ku foli për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe për rrezikun që vjen nga Serbia. Ai  tha se Kurti ka shpjeguar, pse infiltrimi i Kremlinit në Serbi është kërcënim hibrid për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij 40% e deputetëve serbë janë anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë. Gjatë dekadës së fundit, më shumë se 3000 njerëz janë trajnuar nga “Qendra Humanitare” ruso-serbe në Nish. Qendra rajonale e Sputnik ndodhet në Beograd. Ka fluturime të përditshme ndërmjet Moskës dhe Beogradit, shumë biznese ruse po krijohen në Serbi. Sipas sondazheve, qytetarët e Serbisë besojnë se marrin më shumë mbështetje financiare nga Rusia sesa nga BE-ja, ka thënë Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: “Urime 25-vjetori AAK, të qëndrojmë me krenari për të kaluarën dhe me mençuri për të ardhmen

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nënkryetari i partisë, …