Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka biseduar me ambasadorin, Hovenier, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë. Ai ka thënë se thelbësore është ruajtja dhe thellimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara. Në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të pa rezervë të Amerikës e në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës.  PDK do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nënvizuar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …