Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Prekazin, në vigjilje të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot Prekaz,  në vigjilje  të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai ë një postim shkruan se guximi për të vepruar hapur e gatishmëria për sakrificë, e dallojnë komandantin tonë dhe familjen e tij nga të gjitha etapat e kaluara të historisë sonë. Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari, ishin vazhdimësi e përpjekjeve qindra vjeçare të shqiptarëve për liri. Guximi për të vepruar hapur e gatishmëria për sakrificë, e dallojnë komandantin tonë dhe familjen e tij nga të gjitha etapat e kaluara të historisë sonë. Liria e shteti ynë i ka rrënjët pikërisht aty ku kulmuan ato përpjekje të pareshtura, në Prekazin legjendar. Para nderimeve të të rënëve për liri, u mirëpritëm nga i pari i kësaj familje emblematike, baca i shqiptarëve, Rifat ashari Si gjithmonë, plot jetë e pozitivitet, zemërgjerësi e dashuri për miqtë, luftëtarët e lirisë, Kosovën e kombin përgjithësisht. Kjo shtëpi e madhe e kombit, gjithmonë me dyer të hapura për miliona shqiptarë e miq ndërkombëtarë ka shkruar kryetari  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …