Koalicioni AAK-Nisma, ka zyrtarizuar marrëveshjen politike me partinë, Demokracia Konservatore

Koalicioni AAK-Nisma, ka zyrtarizuar marrëveshjen politike me partinë, Demokracia Konservatore

Koalicioni AAK-Nisma, zyrtarizoi marrëveshjen politike me partnerin e ri “Demokracia Konservatore”, që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me anëtarët e këtij subjekti. Nismës i bashkohet edhe një organizatë politike Demokracia Konservatore. Ka një kohë të gjatë që bashkëpunoj me kolegët e Demokracisë dhe jam i mahnitur me vlerat që përfaqësojnë filluar nga e para njerëzorja, vlerat e familjes dhe hyjnorja. Sot kur po e nënshkruajmë bashkëpunimin tonë politik e them me zemër, me ndjenjë, me bindje, që nuk na shtyn asnjë urrejtje ndaj askujt por na shtyn ndjenja e atdhedashuria.  Sot besoj për të gjithë ata njerëz që e duan këtë ndryshim është një lajm i mirë. Avdullah Klinaku, kryetar i Demokracisë Konservatore, ka thënë se do t’i fuqizojnë vlerat e familjes në shoqëri.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …