Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Rama: Ka pasur sulme publike e tentime joformale për të ndikuar në punën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Duke folur për punën, sfidat dhe të arriturat e Gjykatës Kushtetuese, ish kryetarja e kësaj gjykate, Arta Rama ka thënë se ka pasur sulme publike e tentime joformale për të ndikuar në punën e gjyqtarëve. “Politika nuk ka qëndruar anash edhe sa i përket tentimit për të ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe ka pasur edhe sulme publike edhe ndaj gjykatës edhe ndaj gjyqtarëve individualë, mirëpo këto janë vetëm ato që janë publikisht të njohura. Në anën tjetër gjithmonë ka pasur edhe tentime joformale, jopublike që të ndikojë në gjyqtarë ose gjykatë. Ka pasur kërcënime, ka pasur mënyra të ndryshme me të cilat është tentuar të ndikohet”, ka thënë ish-kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama për “Betimin në Drejtësi”. Ajo ka shtuar më tutje se ka mundur dhe mund të punohet edhe më mirë në këtë institucion tejet të rëndësishëm por është me rëndësi fakti se ka pasur përmirësim të vazhdueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …