Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Gjykatës Speciale hoqi dorë nga 100 dëshmitarë, tani kanë mbetur për t’ u paraqitur edhe 144 dëshmitarë

Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë ka njoftuar  se ka hequr  dorë nga 100 dëshmitarë, aktualisht  kanë mbetur  për t’ u paraqitur edhe 144 dëshmitarë, nga 312 sa kanë qenë paraparë. Në një seancë shtesë të mbajtur lidhur me ecurinë e çështjes në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, nga gjitha palët në procedurë u diskutuan planifikimet lidhur me kalendarin, kohën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe planifikimet e tjera në këtë proces gjyqësor. Pak para fillimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në shkurt të vitit 2023, Prokuroria e Gjykatës Speciale kishte bërë të ditur se ka siguruar 312 dëshmitarë në rastin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi Kadri Veseli dhe  Rexhep Selimi. Numri i dëshmitarëve që ishte parashikuar të merreshin në pyetje  ishte më i madh se në rastin e kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, shkaktar për tri lufta dhe vrasjen e qindra mijëra njerëzve. Kryetari i trupit gjykues, Çarls Smith, ia ka kujtuar prokurorit se premtimi i tyre ishte që marrja në pyetje e dëshmitarëve do të duhej të përfundonte në prill të vitit 2025. Prokurori Holing duke u përgjigjur në pyetjen e gjyqtarit Smith ka treguar se kanë mbetur edhe 144 dëshmitarë për t’u marrë në pyetje. E pranoj që duhet të jemi më të shpejt në çështjen tonë, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …