Kryetari i Ukrainës, Vlagimir Zelensky, ka bërë të ditur se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para dy vjetëve. Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin ukrainas për shënimin e dyvjetorit të pushtimit nga Rusia – i cili nisi më 24 shkurt 2022 – Zelensky shpresoi se një samit i liderëve botërorë do të mbahet në Zvicër në muajt e ardhshëm për të biseduar për vizionin e tij për paqe. “Deri tani në këtë luftë janë vrarë 31.000 pjesëtarë të ushtrisë, jo aq sa thotë Putini. Kjo është hera e parë që Ukraina flet zyrtarisht në hollësi për numrin e përgjithshëm të ushtarakë të vrarë. Herën e fundit kur Kievi foli për numrin e humbjeve në betejë, në fund të vitit 2022, kur zyrtari presidencial Mihailo Podolak tha se 10.000 deri në 13.000 ushtarë ukrainas ishin vrarë. (REL)
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
