Tani kur është kryekuvendar, Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve, në sallë dhe s flet çka u ka bërë në Kuvend

Gjykata e ka përfunduar çështjen penale kundër Glauk Konjufcës, seanca përfundimtare do të mbahet sot në orën 15:00

Gjykata themelore, në Prishtinë ka mbajtur seancë e fjalës përfundimtare për rastin penal të kryetarit aktual   të Kuvendit, Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Në këtë seancë të dy palët në procedurë kanë deklaruar fjalën përfundimtare të tyre në lidhje me situatën. Prokurori,  Besart Mustafa gjatë fjalës përfundimtare tha se bazuar në provat materiale dhe profesionale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, është vërtetuar se Konjufca ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ai kërkoi që Konjufca të shpallet fajtor për veprën që i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit. Avokatja mbrojtëse e Konjufcës, Arbnora Zeqiri tha se prokuroria ka dështuar të zbulojë llojin e mjetit që është përdorur në mbledhjen e Kuvendit dhe në mungesë të një fakti të tillë kjo aktakuzë nuk do të kalojë. Gjykata e ka shpallur të përfunduar çështjen penale për përdorimin e armës në Kuvendin e Kosovës dhe seanca përfundimtare do të mbahet sot orën 15:00.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …