Në prag të “Epopesë së UÇK-së” OVL e UÇK-së, me kryetarin e Malishevës vizituan shkollat që mbajnë emrat e dëshmorëve

Në prag të “Epopesë së UÇK-së” OVL e UÇK-së, me kryetarin e Malishevës vizituan shkollat që mbajnë emrat e dëshmorëve

Në prag të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, dega e OVL të UÇK-së , së bashku me kryetarn e komunës, Ekrem Kastrati dhe anëtarin e kryesisë së degës, Feriz Krasniqi, filluam  aktivitetin e vizitave në shkollat e Komunës së Malishevës, të cilat mbajnë emrat e dëshmorëve. Me këtë rast, dega e OVL të UÇK-së në Malishevë, ndanë edhe mirënjohje për kolektivat e këtyre shkollave, me motivacionin “Për kontributin e çmueshëm të dhënë dhe mbajtjen me dinjitet të emrit të dëshmorit”.  “Shkollat tona kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, ndërsa mbajtja e emrave të dëshmorëve, është nderë dhe njohje e vlerave më të mëdha të kombit, që ne gjithmonë do ti kujtojmë dhe përulemi para veprës së dëshmorëve të kombit”. Sot vizituam shkollat në Carrallukë, që mbanë e emrin e dëshmorit, Imer Krasniqi, në Malishevë, që mbanë emrin e dëshmorit Ibrahim Mazreku dhe në Gurbardh, që mban emrin e  dëshmorit, Habib Berisha, ku ju kemi dorëzuar mirënjohejt, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojmë këtë aktivitet edhe në shkollat tjera

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …