Njësia italiane e Batalionit Rezervë Operacional të misionit KFOR-it, përfundoi dislokimin e vet katër mujor

Njësia italiane e Batalionit Rezervë Operacional të misionit KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, përfundoi dislokimin e saj katër mujor, me një ceremoni të mbajtur në Pejë. Sipas një komunikate të KFOR-it, ajo ishte njësia përbëhej nga regjimenti 186 i parashutistëve italianë “Folgore” dhe personel shtesë nga ushtria italiane dhe karabinierët. Koloneli Gjovanni Corrado, komandant i regjimentit “Folgore”, u nderua me medaljen jashtë nenit 5 të NATO-s, në shenjë mirënjohjeje për shërbimet e tij të shkëlqyera,  Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federiko Bernaka, shprehu mirënjohjen e tij për kolonelin Corrado dhe trupat e tij për kontributin e tyre të paçmuar. “Gra dhe burra të Batalionit të Rezervë Operacional, veprimet tuaja të përditshme kanë treguar besueshmërinë dhe efektivitetin e rolit tuaj. Ju jeni përballur me sfidën dhe keni nderuar prestigjin e flamurit italian në këtë rajon me rëndësi strategjike për Aleancën, me shërbimin tuaj të pakushtëzuar”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot fillon fushata për vetëdijesim publik kundër migrimit të parregullt

Ylli Shala: Rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë

Drejtori i Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Ylli Shala,  ka theksuar se rënia e natalitetit dhe …