Ka filluar të realizohet programi zyrtar për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ashtu sikur është paraparë, në Programin për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot u mbajt seanca solemne e Kuvendit. Seanca solemne janë mbajtur edhe nga Kuvendet Komunale të Kosovës. Po ashtu janë rreshtuar dhe kanë defiluar  kuadratet e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Më 6 mars nga ora 08:00 mbahet ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës që i kushtohet “Epopesë”, nga ora 10:00 homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, prej orës 13:00 homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memorial të dëshmorëve dhe prej orës 17:00 mbahet Akademi Përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.

Më 7 mars prej orës 18:00 bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës. Prej orës 18:00 manifestohet Nata e Zjarreve në Prekaz. Po në këtë ditë prej orës 19:00 mbahet programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.  Manifestimet zyrtare në shënim të EPOPESË së UÇK-së, që do të mbahen sot në ambientet e kazermës “Adem Jashari”,  në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri, ka takuar dhe ka biseduar me konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Strasburg

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka takuar  dhe …