Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Prokuroria Themelore, në Prishtinë, ka njoftuar se është duke e përcjell me vëmendje rastin e gazetarit, Lirim Mehmetaj, duke njoftuar se ka pranuar kallëzim penal privat kundër, nga pala sikur thuhet e dëmtuar.  Lirim Mehmetaj në reagimin e tij ka theksuar se “pushteti kriminalo-banditesk i Albin Kurtit që e pengon prokurorinë me hap rast për Martin Berishajn, ndërhynë për fajdexhi qysh është rasti i vëllait të zëvendës-ministrit të drejtësisë, nuk e dënon Glauk Konjufcën, edhe pse  ai e pranon fajësinë, por paska vendos të më përndjek mua. Qeveria e Vetëvendosjes që s’lë kë pa e akuzuar në bazat më të ndyta, e direktuar nga njerëz si Dejona Mihaili, pasi kanë provuar krejt çka është e mundur për të gjetur diçka për mua, e normalisht s’kanë gjetur gjë, po provojnë nëpërmjet rrugëve institucionale të bëjnë përndjekje politike. Në rregull është, politikisht u përgjigjem edhe unë, veç kush është ai prokuror a prokurore që i anashkalon gjithë sulmet, kërcënimet, fryrjet, ofendimet, shantazhet, manipulimet, keqtrajtimet, abuzimet, shpifjet, përgojimet që i bënë Lëvizja Vetëvendosje, edhe vendos të merret më mua në këtë formë”, ka shkruar, Lirim  Mehmetaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …