leoni

Në lagjen Jashari, në Kompleksin, Sala e Hamit Jashari, në Prekaz u bë zbulimi i busteve të heronjve, Sala dhe Hamit Jashari

Në lagjen Jashari, në Kompleksin, Sala e Hamit Jashari, në Prekaz u bë zbulimi i busteve të heronjve, Sala dhe Hamit Jashari

Në lagjen Jashari, në Kompleksin e Sala dhe Hamit Jasharit, në Prekaz u bë zbulimi i busteve të tyre.  Familja e Hamit dhe Salë Jasharit ka qenë një emër i madh në historinë e luftës për liri në Kosovë. Nana e tyre, Salë Jashari, shquhej si qendër e UÇK-së. Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura vlerësoi kontributin e familjes së Hamit dhe Salë Jasharit, duke e cilësuar atë si një simbol të guximit dhe përjetësimit në historinë e trevave shqiptare. Komandanti i UÇK-së në Dukagjin gjatë luftës, Ramush Haradinaj theksoi rëndësinë e familjes Jashari në historinë e UÇK-së, duke e quajtur ata një emblemë e luftës për liri. Memli Krasniqi vuri në pah rëndësinë historike të Prekazit dhe kontributin e familjes Jashari në luftën për liri të Kosovës.

Fatmir Limaj vlerësoi rolin e nanës Salës dhe Hamit Jasharit si bashkëluftëtarë të UÇK-së, jo vetëm si individë të thjeshtë, por si simbole të lirisë.

Profesor Hamit Kaba, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, shpreh nderin për të qenë në Prekaz dhe për historinë që familja Jashari ka krijuar për Kosovën.

Enver Melyshi kryetar i bashkisë nga Mirdita, vlerëson veprën heroike të familjes Jashari, duke e quajtur atë një piedestal të heronjve.

Gjeneral Kudusi Lame vlerëson lirinë nga perspektiva e kullës së familjes Jashari, duke e cilësuar atë si një dimension të ri të lirisë.

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së shprehu nderimin për historinë e familjes Jashari dhe për kontributin e tyre në lirinë e Kosovës, Mbesa e Salës, Sala  Jashari e cila ka trashëguar emrin e gjyshes, foli  për kontributin e familjes për lirinë e vendit. Në fund u bë zbulimi i busteve të bashkëshortëve Hamit e Sala Jashari, të punuar nga skulptori Agon Qosa.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …