Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Zyrtarët Publikë, pa konsultim publik dhe pa rekomandimet e BE-së

Kryetari  i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar  se sot Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike, ka miratuar  Projektligjin për Zyrtarët Publikë. Sipas tij ky  projektligj është miratuar pa konsultim publik dhe pa marrë parasysh rekomandimet e BE-së e të shoqërisë civile.  Besnik Tahiri  konsideron se ky vendim i Qeverisë,  është një sulm brutal i qeverisë kundër administratës së shtetit! Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit, ka shkruar kryetari  i grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: Tri pasiguritë kryesore po i shtyjnë qytetarët e Kosovës të migrojnë

Analisti politik Dardan Sejdiu ka folur për arsyet kryesore që, sipas tij, po i shtyjnë …