Gruda: Qeveria miratoi Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa adresuar shkeljet kushtetuese

Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka thënë sot se, dje, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë,  pa adresuar shkeljet kushtetuese. Ajo që ka ndodhur është skandaloze, sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar, është shpërfillur në tërësi nga Qeveria. Konkretisht, me nenin 17 Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, Qeveria ka lënë në fuqi dispozitat që përcaktojnë se pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të jenë me mandat 4-vjeçar, në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte përcaktuar se emërimet në këto pozita para hyrjes në fuqi të Ligjit bazë për Zyrtar Publik nuk i nënshtroheshin emërimit me mandat, por mbajnë vendet e tyre të punës sipas akt-emërimeve që kanë pasur, ka thënë mes tjerash Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …