Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, u kërkon deputetëve që ta ndryshojnë Ligjin për Skemat Pensionale

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, u  drejtuar një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të ndryshohet Ligji për Skema Pensionale. Jasharaj ka thënë se në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale ishte bërë një “gabim nga Qeveria, me apo pa qëllim”, duke fshirë “paragrafin 6 të nenit 8 të Ligjit bazik”, e në të cilin paragraf thuhej se “me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pensionin kontributdhënës për vitet 1988-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës”. Kjo e drejtë iu pranua punëtorëve të arsimit shqip për ato vite nga deputetët, sepse ata e dinin, dhe shumë nga ata e kanë përjetuar atë kohë, që punëtorët e arsimit shqip gjatë gjithë viteve të 90-ta kishin punuar të përballur me dhunën, përndjekjet, burgosjet e me vrasjet nga pushtuesi serb. Punëtorët e arsimit të atyre viteve e mbajtën gjallë arsimin shqip dhe procesi mësimor nuk u ndal as edhe për një moment sepse aty nuk lejonte pushtuesi të mbahej mësimi në shkolla, u punua në shtëpitë shkolla, ka shkruar Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …