Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 31 mijë e 184, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra dha informacione për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës. Duke theksuar se forcat izraelite vranë 72 palestinezë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ai tha se numri i palestinezë të vrarë në Gaza u rrit në 31.184. Ai tha se forcat izraelite plagosën 129 palestinezë të tjerë në sulmet e fundit dhe numri i përgjithshëm i të plagosurve në Rripin e Gazës arriti në 72.889. Sipas tij, 72 për qind e palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite ishin gra dhe fëmijë ndërsa numri i njerëzve që vdiqën nga uria dhe etja shkoi në 27. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
