Gabriel Escobar: Mirëpresim angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n, por Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me NATO-n

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, ka thënë se mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n. Në të njëjtën kohë në theksojmë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me NATO-n nëpërmjet KFOR-it dhe NALT-it dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera të sigurisë me shumë aleatë të NATO-s,  ka thënë Escobar në një deklaratë për gazetën “Reporteri.net”. Duke folur rreth kërcënimeve të Aleksandër Vuçiqit për Kosovën, Escobar  tha se ë gjitha shtetet janë të lira për të përcaktuar vetë politikën e jashtme dhe të zgjedhin aleancat e veta të sigurisë. Asnjë shtet nuk duhet të pretendojë veto ndaj orientimeve strategjike të fqinjëve të vet“, ka deklaruar Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …