Gurpi i Kumanovës

Asnjë torturues i pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” nuk është ftuar për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë

Ndonëse është raportuar në vazhdimësi se pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” janë duke u torturuar nga pjesëtarët e policisë sllavo-maqedonase, asnjë nga këta të fundit nuk është ftuar për të dhënë llogari para drejtësisë për torturimet çnjerëzore që janë duke bërë. Avokatët e pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” kanë deklaruar se ka muaj të tërë që askush nga kompetentët nuk e merr përgjegjësinë për dhunën e ushtruar kundër klienatëve të tyre, ndonëse ata janë duke u tortuar nëpër burgje dhe gjatë transportimit për në seanca gjyqësore. Avokati, Naser Raufi ka përkujtuar se pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” s’ka pas rast që i kanë sjellë në gjykatë klientët e tij e të mos kishin qenë të torturuar torturuar. Edhe do të ketë raste të tilla, nëse s’ka dënim për torturuesit. Deri tash është dashur të kryhet kjo punë, e jo ne të presim aktakuzën. Kundër torturave çnjerëzore që janë duke ju bërë pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” ka reaguar edhe Avokati i Popullit por askush deri më tani nuk ka ndërmarr ndonjë hap konkret që torturuesit të përballen me drejtësinë!

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …